Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një burrë, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri ndaj dy burrave të tjerë në Gjakovë.
Në raportin ditor thuhet se është goditur vetura ku ndodheshin dy viktimat nga të shtënat me armë zjarri por që nuk raportohet për të plagosur. Tutje thuhet se janë nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarrime 17 copë fishekë dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Gjakovë /24.02.2025-16:24 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë. Si pasojë e të shtënave është goditur vetura në të cilën ndodheshin dy viktimat, ndërsa lidhur me rastin nuk raportohet për të plagosur. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarrime 17 copë fishekë dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh..