Arrestohet një i dyshuar për vrasje në tentativë në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar pasi ka goditur një burrë me thikë në oborrin e Emergjencës në Gjilan. Tutje bëhet e ditur se si pasojë e lëndimeve të rënda, viktima është transportuar në QKUK

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar pasi ka goditur me thikë një burrë në oborrin e Emergjencës në Gjilan.

Sipas raportit ditor të PK-së thuhet se viktima si pasojë e lëndimeve të rënda është transportuar në Qendren Klinike Universitare të Kosovës [QKUK] për tretman mjekësor.

“Rr. ‘7 Shatori’-Gjilan,17.09.2024-23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti e kishte goditur me mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar në oborrin e emergjencës në Gjilan. Si pasojë e lëndimit të rëndë, viktima është transportuar në QKUK-së për tretman mjekësorë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika