Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar pasi ka goditur një burrë me thikë në Viti.
Në raportin ditor bëhet e ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
“Një mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje dyshohet se është qëlluar me mjet të mprehtë/thikë nga i dyshuari kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport ditor të PK-së.
Arrestohet një i dyshuar për vrasje në tentativë në Viti
