Arrestohet një i dyshuar që kërkohej me 12 urdhëresa të Gjykatës

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, nga zyrtarët e stacionit veriu në Prishtinë dhe zyrtarëve të stacionit të Vushtrrisë, personi i dyshuar është dërguar në vuajtje të dënimit

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili kërkohej me 12 urdhëresa të Gjykatës.

Në një komunikatë për media nga policia thuhet se i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Mbrëmë nga Njësiti për Reagim të Shpejtë në Prishtinë është arrestuar një person, i cili kërkohej me urdhëresa të gjykatës. Ndaj personit të dyshuar: E. Z mashkull 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kanë qenë aktive 12 urdhëresa nga gjykatat, për veprat grabitje, posedim i narkotikëve, vjedhje, lëndim trupor etj”, thuhet në komunikatë.

“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, nga zyrtarët e stacionit veriu në Prishtinë dhe zyrtarëve të stacionit të Vushtrrisë, personi i dyshuar është dërguar në vuajtje të dënimit”, vijon njoftimi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika