Arrestohet një i dyshuar që kërkohej me katër urdhëresa të Gjykatës

Policia e Kosova ka bërë të ditur se mbrëmë nga njësite të stacionit policor Jugu në Prishtinë, të mbështetur nga Njësiti për Reagim të Shpejtë, në Hajvali është arrestuar një person, i cili kërkohej me katër urdhëresa të Gjykatës

Policia e Kosovës-Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person në Hajvali, i cili kërkohej me katër urdhëresa të Gjykatës.

“Mbrëmë nga njësite të stacionit policor Jugu në Prishtinë, të mbështetur nga Njësiti për Reagim të Shpejtë, në Hajvali është arrestuar një person, i cili kërkohej me urdhëresa të gjykatës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia bëri të ditur se ndaj personit me inicialet L.V., mashkull 30-vjeçar, kanë qenë aktive katër urdhëresa nga Gjykatat, për veprat vjedhje dhe keqpërdorim i personit nën moshën 16 vjeç.

“L.V, mashkull 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kanë qenë aktive katër urdhëresa nga gjykatat, për veprat vjedhje dhe keqpërdorim i personit nën moshën 16 vjeç. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar do të procedohet më tej”, thuhet në njoftim.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika