Arrestohet një i dyshuar shqiptar në Pejë, ishte me urdhërarrest ndërkombëtar

Një i dyshuar shqiptar është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Pejë, i njëjti ishte me urdhërarrest ndërkombëtar. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, policia ka gjetur dhe konfiskuar edhe një pistoletë me 27 fishekë

Ilustrim

Është arrestuar një i dyshuar (shqiptar), i cili ishte me urdhër arrest ndërkombëtar.

Arrestimi i tij u bë gjatë ditës së djeshme në orën 22:35.

Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 27 fishekë.

Pejë / 25.04.2024 – 22:35.  Në bazë  të urdhër arrestit ndërkombëtar, është arrestuar  i dyshuari mashkull kosovar, dhe gjatë kontrollit  në automjet i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me njëzet e shtatë fishekë (27). Me vendim të prokurorit të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit policor për 48-orë”, thuhet në raportin e PK-së.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika