Arrestohet një i dyshuar në Suharekë, shpërndante në rrjete sociale materiale për keqpërdorim seksual të fëmijëve

Një person është arrestuar në Suharekë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”

Ilustrim

Një person është arrestuar në Suharekë të mërkurën nën dyshimin se i njëjti ka shpërndarë në rrjete sociale materiale me përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, i dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

“Suharekë  18.09.2024-12:30. Hetuesit policorë nga Drejtoria e Krimeve Kibernetike, kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar pasi i njëjti në rrjete sociale vazhdimisht ka shpërnda materiale me përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Ndërsa, rasti në polici është iniciuar si “Materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika