Një i mitur është arrestuar pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri sot në afërsi të një shkolle në rrugën “Fehmi Agani” në Klinë.
Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka thënë se rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.
Nikçi deklaroi se i dyshuari për këtë vepër është i mitur dhe me prindin e tij është paraqitur në stacionin policor.
“Rasti është raportuar në Departamentin e Krimeve dhe është cilësuar si ‘vrasje në tentativë’… Aktualisht vendi i ngjarjes është i rrethuar nga policia dhe janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme me urdhër të prokurorit…Personi i dyshuar është i mitur dhe i njëjti me prindin e tij është paraqitur në stacionin policor”, ka thënë Nikçi.
Nikçi tha se Prokurori do ta ndalojë për 24 orë dhe do të merren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.