Arrestohet një i mitur në Malishevë, dyshohet për vjedhje të rëndë

Një i mitur në Malishevë është dërguar në mbajtje për 24 orë nga Policia e Kosovës pasi ka pranuar vjedhjen e një arme në një shtëpi

Ilustrim

Tashmë është identifikuar dhe ndaluar një i mitur në Malishevë, i cili dyshohet për një rast të vjedhjes së rëndë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 28 shtator, në Stacionin Policor të Malishevës është raportuar një rast vjedhjeje e rëndë.

“Ankuesi, shtetas kosovar, ka informuar se person/a të panjohur kishin depërtuar me forcë në shtëpinë e xhaxhait të tij, në fshatin Kijevë-Malishevë, dhe kishin vjedhur një pushkë gjuetie për të cilën pronari kishte leje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas njoftimit, pas veprimeve hetimore është arritur të identifikohet i dyshuari, një person i mitur shtetas kosovar.

Pas intervistimit, i dyshuari thuhet se ka pranuar kryerjen e vjedhjes.

“Policia ka sekuestruar gjësendet e vjedhura, përfshirë një pushkë gjuetie, 13 fishekë, një thikë dhe një mbajtëse të fishekëve (rrip). Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndalur në mbajtje për 24 orë”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Rutte merr udhëheqjen e NATO-s, e shpall Ukrainën prioritet kryesor

Mark Rutte, ish-kryeministër i Holandës, është emëruar Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, duke zëvendësuar Jens Stoltenberg, i cili udhëhoqi Aleancën për një...

Pamje fantastike nga lëvizja e forcave rezervë të Mbretërisë së...

Shtabi i Përhershëm i Përbashkët i Mbretërisë së Bashkuar përmes kanalit zyrtar në rrjetin social X, ka shpërndarë fotografi të lëvizjeve të forcave rezervë...

Shtëpia botuese “Dukagjini” do të shpërblejë fëmijët me dhurata përmes...

Panairi i Librit për Fëmijë do të mbahet më datë 2-6 tetor, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se...

Të fundit nga rubrika