Një i mitur u arrestua të premten në Pejë si i dyshuar për dhunim.
Ai dyshohet se më 13 janar dhunoi një të mitur.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirë me viktimën e mitur femër kosovare”, thuhet në raportin e PK-së.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.