Arrestohet një i mitur për vjedhje në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të hënën në Mitrovicë të Veriut, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhje”.

Sipas njoftimit, i arrestuari është një i mitur me inicialet N.Sh., ndërsa për të thuhet se përveç kësaj vjedhjeje, dyshohet se edhe në disa lokale të tjera ka kryer vjedhje në tentativë.

“Me datën 3 prill 2023 rreth orës 05:30, në Mitrovicën e Veriut, pas informacioneve se një person është duke kryer vjedhje në flagrancë, njësitet policore janë nisur në drejtim të këtij lokacioni, me ç’rast kanë arrestuar të dyshuarin me iniciale N. SH. i mitur, i cili përveç se është hasur duke kryer vjedhje në flagrancë, dyshohet se edhe në disa lokale të tjera ka kryer vjedhje në tentativë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, thuhet se gjatë kontrollit nga Njësia e Hetimeve dhe Forenzikës, personit të dyshuar i janë gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 8.37 gramësh që dyshohet të jetë lëndë narkotike- marihuanë.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori kompetent, i cili ka udhëzuar që të iniciohen rastet ‘vjedhje’ dhe ‘vjedhje në tentativë’, ndërsa personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet tutje në njoftim.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika