Arrestohet një inspektor në Ministrinë e Financave

Një inspektor në Ministrinë e Financave është arrestuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, pasi dyshohet se ka favorizuar një kompani në të cilën punonte

Ministria e Financave

Një inspektor kosovar, punonjës në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

Ngjarja ka ndodhur të hënën kur edhe Policia e Kosovës ka bërë arrestimin e tij.

Sipas njoftimit të dhënë nga Policia, inspektori dyshohet se ka favorizuar një kompani në të cilën punonte.

“Prishtinë 01.06.2023 – NN. Lidhur me rastin me datën 26.06.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, inspektor në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve i cili dyshohet të ketë kryer veprën e “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”. Me këtë rast i dyshuari dyshohet se i ka bërë favor kompanisë ku punonte viktima”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për këtë arsye, prokurori i rastit ka vendosur që të dyshuarin ta dërgojë në mbajtje.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika