Arrestohet një kirurg në Spitalin e Gjilanit, sulmoi fizikisht kolegun e tij

Një kirurg në Spitalin e Gjilanit është arrestuar, pas dyshimit se ka sulmuar fizikisht kolegun e tij

Një kirurg në Spitalin e Gjilanit është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht kolegun e tij.

Këtë për Portalin Dukagjini, e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.

Ai ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

“Ankuesi (sh/k/m 1978), i cili punon mjek në Spitalin Regjional në Gjilan, derisa ishte në zyrën e tij te reparti i Kirurgjisë, është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij i dyshuari L. M., duke pësuar lëndim të lehtë trupor dhe ka pranuar tretman mjekësor”, tha Hashani.

Sipas tij, i dyshuari është larguar nga vendngjarja, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti më pas është dërguar për 48 orë në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe po hetohet nga stacioni policor në Gjilan.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika