Arrestohet një kosovar, dyshohet se e vrau pronarin e një lokali në Gjermani

Një 52-vjeçar nga Kosova i cili banonte në Gjermani dyshohet se e ka vrarë me armë zjarri një 38-vjeçar pronar i një lokali në Herzogstrasse të Düsseldorfit

Fotografi nga mediumet gjermane

Mediat gjermane kanë raportuar se një shqiptar me prejardhje nga Kosova ka qëlluar për vdekje pronarin e një restoranti në Gjermani.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur para një restoranti në qendër të qytetit në Duseldorfit.

Sipas raportimeve nga mediat gjermane, dyshohet se pronari 38-vjeçar i një lokali në Herzogstraße në lagjen Friedrichstadt ka debatuar mëngjesin e hershëm me një shqiptar 52-vjeçar me origjinë nga Kosova.

Ata dolën jashtë restorantit për të zgjidhur debatin me tyre, por sherri u përshkallëzua dhe 52-vjeçari ka nxjerrë papritur armën dhe ka qëlluar disa herë viktimën.Pak më vonë, policia ka mundur të arrestojë pa rezistencë një person të armatosur me armë zjarri në dorë që priste para lokalit.

Sipas policisë, personi i arrestuar është një kosovar 52 vjeçar me banim në Gjermani.

Aktualisht është e paqartë nëse autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika