Arrestohet një nga të dyshuarit më të kërkuar në Evropë për pastrim parash

Policia spanjolle ka arrestuar një nga të dyshuarit më të kërkuar në Evropë për pastrim parash. Personi akuzohet për pastrimin e më shumë se 200 milionë eurove, para të paligjshme, për organizatat kriminale në mbarë botën 

Policia spanjolle ka arrestuar një nga të dyshuarit më të kërkuar në Evropë për pastrim parash. I dyshuari me nënshtetësi të dyfishtë irlandez-britanik u arrestua të hënën në qytetin jugor të Malaga-s pas një operacioni disamujor.

Personi akuzohet për pastrimin e më shumë se 200 milionë eurove, para të paligjshme, për organizatat kriminale në mbarë botën, njofton Euronews.

Ilustrim

Paratë dyshohet se janë transferuar duke përdorur sistemin bankar nëntokësor hawala, i cili nuk regjistron asnjë transaksion monetar fizik.

Autoritetet filluan hetimet në fillim të vitit 2021, pasi autoritetet spanjolle kapën 200 kilogramë kokainë dhe 500 mijë euro para të gatshme, të cilat u gjetën të fshehura në ndarjet sekrete të disa automjeteve.

Dy persona të tjerë u arrestuan gjithashtu në Spanjë dhe një në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa 11 prona u kontrolluan, tha Europol në një deklaratë. Njëri nga të dyshuarit drejtonte një dyqan makinash që dyshohet se ofronte automjete për organizatat kriminale.

“I dyshuari kryesor dhe bashkëpunëtorët e tij ishin përgjegjës për mbledhjen e sasive të mëdha të parave të gatshme nga organizatat kriminale, të cilat më pas do t’ua ‘dorëzonin’ organizatave të tjera kriminale në vende të tjera”, tha agjencia.

Ilustrim

Një burim i afërt me hetimin i tha AFP se i dyshuari kryesor ishte 62-vjeçari, John Francis Morrissey. Europol nuk e ka konfirmuar identitetin e tij.

“I dyshuari kryesor u konsiderua një objektiv me vlerë të lartë nga Europol, për përfshirjen e tij në një numër çështjesh kriminale të profilit të lartë në të gjithë Evropën”.

Hetimi 18-mujor u drejtua nga Guardia Civil e Spanjës, së bashku me Agjencinë Kombëtare të Krimit të Mbretërisë së Bashkuar, Policinë holandeze dhe Garda irlandeze.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika