Arrestohet një person, dyshohet për dhunë në familje dhe posedim të paautorizuar të armëve

Një person është arrestuar në fshatin Sllovi të Lipjanit, pasi i njëjti dyshohet për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

Një person është arrestuar mëngjesin e së shtunës, pasi i njëjti dyshohet për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Një gjë e tillë u bë e ditur nga Policia e Kosovës, ndërsa rasti tregohet se ka ndodhur në fshatin Sllovi të Lipjanit.

Ndër të tjera, PK ka njoftuar se pas kontrollit në shtëpi, të dyshuarit i janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri AK-47, tre karikatorë dhe 94 fishekë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika