Policia e Kosovës nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar për veprën penale “Dhunim”.
I arrestuari 19 vjeçar dyshohet se ka pas lidhje intime me një vajzë 13 vjeçare.
E gjithë kjo nisi me 17 nëntor ku një e mitur është raportuar si e zhdukur nga familjarët e saj, pastaj me datë 17 nëntor në mëngjes e mitura është paraqitur në shkollë.
“Me date 17.11.2022, në orët e vona, një e mitur është raportuar si e zhdukur nga familjarët e saj. Me datë 18.11.2022, ne mëngjes e mitura paraqitet ne shkollë, nga familjarët njoftohet policia se vajza e raportuar si e zhdukur është paraqitë në shkollë”, thuhet në njoftim.
E mitura 13 vjecare në polici ka deklaruar se gjatë kohës sa ka qenë e zhddukur ka qendruar me një person i cili ishte 6 vjet më i vjetër se ajo dhe me të cilin kanë pas lidhje intime.
Dhe marrëdhëniet intime me personat nën moshën 16 vjecare është vepër penale.
“E mitura (13 vjeç) në polici ka deklaruar se gjate kohës sa ka qene e zhdukur (një natë) ka qëndruar në shoqërim me një person të moshës madhore (19 Vjeç) me te cilin kanë pas lidhje intime, marrëdhëniet intime me personat nën moshën 16 vjeç është vepër penale , një veprim i tillë i plotëson elementet e veprës penale “Dhunimi”, andaj policia menjëherë ka filluar veprimet , e kane identifikuar dhe arrestuar të dyshimtin H.B. /19 vjeç”, thueht në njoftim.
Më tej i dyshuari pas shoqërimit në polici dhe në prezence të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare ka konfirmuar pohimet e viktimës që ka pas lidhje intime me viktimën.
Policia ka njoftuar se Me urdhër të Prokurorit kujdestar rasti cilësohet Dhunim dhe i dyshuari me vendim të Prokurorit kujdestar ndalohet në ndalim policor për 48 ore.