Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë nën dyshimin se ka dhunuar një të mitur.
Në raportin e përditshëm të policisë thuhet se rasti ka ndodhur në hotel.
Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në ekzaminim gjinekologjik, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 12.04.2023-02:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se në një hotel ka dhunuar viktimën femër kosovare e mitur. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në ekzaminim gjinekologjik ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.