Një person është arrestuar të hënën e 26 qershorit, pasi dyshohet se e ka kryer veprën “dhunimi” ndaj një të miture.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në Pejë, dhe i njëjti është cilësuar si “dhunim”.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer rastin e dhunimit ndaj viktimës së mitur femër kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.