Arrestohet një person, dyshohet se kanosi dy prokurorë në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë nën dyshimin se ka kanosur përmes telefonit dy prokurorë të shtetit

Policia e Kosovës (ilustrim)

Është arrestuar një person në Pejë, nën dyshimin se ka kanosur dy prokurorë të shtetit.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 14.07.2023, rreth orёs 19:20, ёshtё informuar se nё rrugën ‘Mbretёresha Teutё’ nё Pejё, i dyshuari ka kanosur pёrmes telefonit dy (2) Prokurore tё shtetit”.

Rasti ka ndodhur më 14 korrik, bëhet e ditur se i dyshuari ishte kërkuar nga policia që prej momentit të raportimit të rastit, por nuk ishte gjetur deri më sot kur Policia ka identifikuar lokacionin e tij.

“Policia menjёherё ka marrё masat e nevojshme duke kёrkuar tё dyshuarin (i njohur pёr Policinё), nё vendbanimin e tij, mirёpo i njëjti nuk ёshtё hasur nga Policia. Sot me datё 18.07.2023, pas njё pune intensive tё hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, ёshtё arritur tё identifikohet lokacioni i personit tё dyshuar dhe i njëjti ёshtё arrestuar”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rasti ёshtё njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar qё i dyshuari tё ndalohet pёr 48 orё.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika