Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar një të dyshuar për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Mashtrimi” dhe “Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes”.
Sipas njoftimit, i dyshuari me inicialet A.S, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë dhe varësinë nga substancat narkotike të një personi, ia ka marrë kartelën bankare dhe më pas në rrjetet sociale ka bërë thirrje për ndihmë në shumë prej 160.000.00 eurosh.
“Paratë i dyshuari i ka kërkuar kinse për shërim të djalit të të dëmtuarit G.D., i cili realisht nuk ekziston, ashtu që 30 persona kanë dërguar para për ndihmë, derisa i dyshuari i ka tërhequr një shumë rreth 4,296.50 euro”, thuhet në njoftim.
Prokuroria Themelore në Gjilan njofton se brenda afatit ligjor ndaj të njëjtit do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale.