Pronari i një kompanie private e ka raportuar në Polici punëtorin i cili dyshohet se e shiti veturën e punës bashkë me mjetet e punës në vlerë rreth 9500 euro.
Në raportin e përditshëm të policisë bëhet e ditur se rasti ishte raportuar më 12 korrik dhe ka ndodhur në Fushë-Kosovë.
Më 31 korrik (dje) policia ka arrestuar të dyshuarin dhe vetura i është kthyer pronarit, pa mjete pune.
I dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti është iniciuar “Keqpërdorim i besimit”.
“Viktima mashkull kosovar, pronar i një firme private, ka njoftuar policinë se punëtori i tij i dyshuari mashkull kosovar, kishte marrë veturën e punës së bashku me mjete punë në vlerë rreth 9500€ dhe e kishte shitur. Më datë 31.07.2024 është arrestuar i dyshuari, ndërsa vetura pa mjete pune i është kthyer pronarit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.