Policia e Kosovës, ka njoftuar se një person nga komuna e Prishtinës është dërguar në mbajtje për veprën “keqpërdorim i besimit”.
Ai dyshohet se nga viti 2022, “duke keqpërdorur besimin, ka përvetësuar një sasi të barnave të cilat më pas i ka shitur te një person tjetër (vlera e përafërt e dëmit të shkaktuar është rreth 50000 euro)”.
Sipas policisë i dyshuari është mashkull i moshës 41 vjeçare, i cili është dërguar në mbajtje për 24 orë, ndërkohë që policia është në kërkim të personit tjetër qe mund të jetë i përfshirë në këtë rast.