Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Han të Elezit nën dyshimin se ka sulmuar me shkop druri një tjetër.
Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar me shkop druri viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.