Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Klinë, nën dyshimin se ka sulmuar zyrtarët policorë.
Në raportin 24-orësh të policisë nuk raportohet për të lënduar.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Klinë 08.06.2023 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka ofenduar dhe sulmuar zyrtarët policorë. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.