Arrestohet një person, dyshohet se sulmoi seksualisht një grua

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person në Gjakovë pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë, nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një grua.

Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se pas një pune operative të njësisë së hetimeve të Stacionit Policor në Gjakovë, është arritur të identifikohet i dyshuari, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Tutje, në raport thuhet se për të dyshuarin, viktima ka raportuar se ishte i panjohur për të.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari i panjohur. Pas një pune operative-hetimore nga njësia e hetimeve të Stacionit Policor Gjakovë është arritur të identifikohet i dyshuari i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika