Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Skenderaj në orët e hershme të së mërkurës, nën dyshimin për një vjedhje të mbetur në tentativë.
Policia ka thënë se i dyshuari kishte tentuar që të kryente vjedhje në një barnatore. Sipas njoftimit të PK-së thuhet se Rr.G. 35-vjeçar është ndaluar për 48 orë, ndërsa i janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me nëntë fishekë dhe disa pajisje tjera që dyshohet se u përdorën nga i dyshuari.
“Rreth orës 01: 48 së datës 04 dhjetor 2024 në Stacionin Policor në Skenderaj , është raportuar një rast i veprës penale ‘vjedhje e rëndë mbetur në tentativë’. Reagimit i shpejt i njësive policore ka rezultuar që të lokalizohet dhe të arrestohet i dyshuari i cili me forcë kishte tentuar të kryejë veprën penale ‘vjedhje në tentativë’ ku cak i kësaj vjedhje ishte një (barnatore). Te personi i dyshuar në posedim i janë gjetur dhe konfiskuar një armë (pistoletë) me nëntë fishekë dhe dëshmi tjera materiale qe dyshohet të jenë përdorur nga i dyshuari ne veprën penale. Lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i rastit, i cili të dyshuarit Rr. G. 35 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës, ia ka caktuar masën e ndalimit policor për 48 orë. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprat penale ‘vjedhje e rëndë ne tentativë’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontrolle të paautorizuar të armës’”, ka njoftuar Policia e Kosovës.