Arrestohet një person, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj grave

Një person është arrestuar në qytetin e Istogut, i dyshuari është arrestuar për shkak se kishe ushtruar dhunë fizike ndaj viktimave femra kosovare.

Polica e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimave femra kosovare.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës njoftohet se si pasojë e dhunës, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimave femra kosovare. Si pasojë e dhunës, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ka njoftuar Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika