Arrestohet një person, dyshohet të ketë kontrabanduar gjedhe

Siç njofton Policia e Kosovës, fillimit, i arrestuari ishte dyshuar për kontrabandim me mallra. Rasti ka ndodhur në fshatit Stanqiq të Gjilan. Ai është liruar në procedurë të rregullt. Ndërkaq, gjedhët dhe furgoni janë dërguar në Terminalin Doganor të Dheut të Bardhë.

Një person është arrestuar pasi në furgonin e tij janë gjetur tri gjedhë, për të cilat, i dyshuari ka pasur pasaporta dhe certifikata të pavlefshme.

Siç njofton Policia e Kosovës, i njëjti ishte dyshuar fillimisht për kontrabandim me mallra. Rasti ka ndodhur në fshatit Stanqiq të Gjilan.

“Policia e Kosovës, respektivisht Njësia e Task Forcës nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje, ka pranuar informatë se një kombi/furgon i dyshuar si i ngarkuar me mallra të kontrabanduara është duke lëvizur nga fshati Zllakuqan i Epërm-Maqedoni Veriore, përmes fshatit Stanqiq-Gjilan. Pas pranimit të informatës së lartcekur, lidhur me rastin me datë 20 korrik 2023 janë vënë në lëvizje zyrtarë policorë me veturë civile, të cilët kanë bërë identifikimin e furgonit të dyshuar, të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar me iniciale H.S, recedivist i kontrabandimit me mallra, ku pas kontrollit të realizuar në mjetin e tij janë gjetur të ngarkuara 3 (tre) krerë gjedhe, për të cilat i dyshuari ka pasur pasaporta dhe certifikata të pavlefshme, të dyshuara si të falsifikuara. Lidhur me rastin është kontaktuar edhe njësiti i AVUK-ut, të cilët kanë kostatuar se matrikulat janë të dyshuara”, thuhet në njoftim.

Gjedhët dhe furgoni janë dërguar në Terminalin Doganor të Dheut të Bardhë.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit, personi i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika