Arrestohet një person i armatosur pranë tubimit të Trumpit në Kaliforni

Autoritetet policore në Kaliforni kanë arrestuar një person të armatosur pranë tubimit të kandidatit për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump

Donald Trump, 12 tetor 2024- AP.

Një burrë i armatosur është arrestuar pranë tubimit të kandidatit për president të SHBA-së, Donald Trump, në Coachella, Kaliforni, sipas njoftimit të policisë.

Policia e Qarkut Riverside ka konfirmuar se po vijnë detaje të reja dhe pritet të mbahet një konferencë për shtyp lidhur me ngjarjen.

BBC duke cituar burime policore, raportojnë se personi në fjalë kishte gjithashtu një leje të falsifikuar.

Sipas njoftimit të Policisë së Qarkut Riverside, zyrtarët e caktuar për sigurinë e tubimit të ish-presidentit Donald Trump e zbuluan armët gjatë kontrollit të një makine të zezë tip SUV në një pikë kontrolli pranë vendit të ngjarjes.

Shoferi, një burrë 49-vjeçar, posedonte në mënyrë të paligjshme një shotgun, një armë zjarri të mbushur dhe një karikator me kapacitet të lartë, raportoi policia.

I dyshuari, Vem Miller, u arrestua pa incident dhe u dërgua në paraburgim për posedim të paligjshëm të armëve të zjarrit dhe një karikatori me kapacitet të lartë.

Policia konfirmoi se siguria e Trump dhe e pjesëmarrësve në tubim nuk është cënuar nga ky incident.

Shija e redaktorit

Kosova mposhtë Lituaninë

Kosova ka marr tri pikët e radhës, duke trimfuar si mysafir i Lituanisë me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës...

Imer Mushkolaj kolumnist i rregullt në Dukagjini.com

Analisti Imer Mushkolaj do të jetë kolumnist i rregullt në portalin Dukagjini. Ai përmes kolumneve do të paraqes pikëpamjet dhe analizat e tij mbi politikën...

Emisari i ri i SHBA-së viziton Kosovën

Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, këtë të enjte ka nisur vizitën e tij në Kosovë, e cila u konfirmua nga...

Të fundit nga rubrika