Arrestohet një person i dyshuar për armëmbajtje pa leje në Junik

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili dyshohet për armëmbajtje pa leje. Sipas njoftimit, të dyshuarit i janë gjetur dhe sekuestruar dy revole, një pushkë ajrore, një hark me 6 shigjeta dhe 61 fishekë kalibrash të ndryshëm. Në Polici i dyshuari ka deklaruar se ka shtënë me armë në formë rekreacioni në bjeshkë ku janë gjetur dhe sekuestruar 5 gëzhoja

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje në Junik.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se të dyshuarit i janë gjetur dhe sekuestruar dy revole, një pushkë ajrore, një hark me 6 shigjeta dhe 61 fishekë kalibrash të ndryshëm.

Sipas njoftimit, i dyshuari gjatë intervistimit e ka pranuar se ka shtënë me armë në formë rekreacioni në bjeshkë ku janë gjetur dhe sekuestruar 5 gëzhoja.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar dy revole, një pushkë ajrore, një hark me 6 shigjeta dhe 61 fishekë kalibrash të ndryshëm. I dyshuari gjatë intervistimit e ka pranuar se ka shtënë me armë në formë rekreacioni në bjeshkë ku janë gjetur dhe sekuestruar 5 gëzhoja. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika