Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “dhunim”.
Sipas raportit ditor të PK-së thuhet se një grua ka raportuar se është sulmuar dhe është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, nga i dashuri i saj.
“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.