Arrestohet një person i dyshuar për mashtrim

"Sot nga njësite policore të stacionit Qendra në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për veprën mashtrim. Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se personi i arrestuar, dyshohet të ketë marrë nga ankuesi shuma të ndryshme parash për rregullim të dokumenteve (vlera e përafërt arrinë deri në 30000 euro)"

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë arrestuar një person nën dyshimet për mashtrim.

Si njofton policia, i arrestuari, dyshohet të ketë marrë nga ankuesi shuma të ndryshme parash për rregullim të dokumenteve, vlera e përafërt arrin deri në 30000 euro.

“Sot nga njësite policore të stacionit Qendra në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për veprën mashtrim. Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se personi i arrestuar, dyshohet të ketë marrë nga ankuesi shuma të ndryshme parash për rregullim të dokumenteve (vlera e përafërt arrinë deri në 30000 euro).

Dyshohet se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore që nga viti 2021. Ndërkohë që hetuesit policor po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale, personi i dyshuar:  – T. V,  mashkull 56 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika