Arrestohet një person, i dyshuar për posedim të armëve të zjarrit pa leje adekuate

Policia e Kosovës ka njoftuar se ndaj të dyshuarit do të ngrihet kallëzim penal

Policia e Kosovës (ilustrim)

Të mërkurën e 17 majit, Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi dyshohet për posedim të dy armëve të zjarrit.

Në një komunikatë për media, Policia e Kosovës ka njoftuar se ndaj të dyshuarit do të ngrihet kallëzim penal.

“Ne Prizren, nga ana e zyrtarëve policor patrullues është ndalur për kontroll në komunikacion automjeti VË Golf-4 me targa regjistrimi të shtetit bullgar. Nën ulësen e ngasësit të këtij automjeti – te dyshuarit V.S.( 28 vjeçar) janë hasur 20 copë fishekë të kalibrit 7.62mm të cilat më pas janë sekuestruar nga ana e krim teknikut në cilësinë e dëshmisë materiale. Rastit, në vendngjarje i përgjigjen edhe hetuesit policor nga të cilët ndermirën masat e duhura”, thuhet në komunikatë.

May be an image of text

I dyshuari, pas arrestimit të tij shoqërohet në polici për intervistim, dhe i njëjti gjatë deklarimit pranon se posedon dy armë të zjarrit, të cilat i mban në shtëpinë e tij pa leje adekuate nga organet kompetente.

“Nga ana e hetueseve policor, te dyshuarit V.S. në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe më pas janë sekuestruar dy pushkë automatike të modelit AK-47 dhe dy karikatorë”.

May be an image of text

Për rastin në fjalë është konsultuar Prokurori i Shtetit, me vendim të të cilit armët e gjetura janë sekuestruar.

“Me vendim të prokurorit iniciohet rasti i klasifikuar si vepër penale  “Mbajtje në pronësi,  kontroll ose posedim i pa autorizuar i armëve”. Me aktvendim me shkrim te  Prokurorit ,te  dyshuarit V.S. i shqiptohet masa e ndalimit për 48 ore dhe kundër te njëjtit ngritët kallëzim penal”, vijon komunikata.

No photo description available.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika