Arrestohet një person i dyshuar për “vrasje në tentativë” në Mitrovicë

Të mërkurën e 25 janarit, një person është vetëdorëzuar në polici. Ai dyshohet për veprën penale “vrasje në tentativë”, të ndodhur më 20 janar

Në orët e mbrëmjes së 25 janarit, është arrestuar i dyshuari, i cili është vetëdorëzuar në polici. Ai dyshohet për veprën penale “vrasje në tentativë”.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja kishte ndodhur më 20 janar të 2023-tës, në Mitrovicë, ku dyshohet se i dyshuari nga vetura e tij në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në  veturën e ankuesit e cila ishte goditur nga dy predha, përveç dëmeve materiale nuk kishte të lënduar.

“Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në veprën penale “vrasje në tentativë” e ndodhur  me datën 20 janar 2023, në rrugën ‘Shaban Polluzha” në Mitrovicë, ku dyshohet se i dyshuari rreth orës 21:45, nga vetura e tij në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në veturën e ankuesit e cila ishte goditur nga dy predha, përveç dëmeve materiale nuk kishte të lënduar”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, në cilësi të provave materiale nga i dyshuari është sekuestruar një armë e llojit pistoletë, me një fishek.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika