Arrestohet një person, i gjenden armë dhe substanca narkotike

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për përfshirje në dy vepra penale





Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin në fshatin Grejkoc – Suharekë, pasi fillimisht gjatë kontrollit të tij në veturë, nga zyrtarët policorë është gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe një karikator i pistoletës.

Ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 18:00, kur edhe i dyshuari mashkull kosovar me inicialet L. R., përkundër rezistencës së shfaqur kundrejt zyrtarëve policorë është arrestuar.

Policia e Kosovës, respektivisht njësitë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren, në vazhdën e kryerjes së detyrave dhe autorizimeve policore, si rezultat i angazhimeve në identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në veprat penale me narkotikë, ka identifikuar një veturë të dyshuar me targa vendore.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit përmes të cilit është marrë urdhri verbal nga gjyqtari i procedurës paraprake për bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit të lartcekur”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në lidhje me rastin, personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit të tij me urdhër të prokurorit i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Gjatë bastisjes së realizuar, përfshirë këtu edhe kontrollin e kryer në vendngjarje, janë gjetur dhe janë sekuestruar edhe dëshmi të tjera si: tre fishekë kalibër i panjohur, një kovë plastike me substancë të dyshuar për narkotikë heroinë pesha 1403.96 gramë, një rolle najloni për mbështjellje të substancave narkotike, katër doza substancë të dyshuar narkotike lloji kokainë me peshë 2.076 gramë, një pistoletë ngjyrë e zezë pa karikator.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika