Arrestohet një person i kërkuar nga Interpol-i për kultivim të bimëve narkotike

Policia e Kosovës, ka arrestuar një person të kërkuar nga Interpol-i për kultivim të bimëve narkotike

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten, njësiti FAST-Kosova, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare të zbatimit të ligjit, ka bërë arrestimin e një personi të kërkuar nga INTERPOL-i.

“Në kuadër të këtyre përpjekjeve për parandalimin dhe luftimin e veprave penale përfshirë edhe luftimin e kriminalitetit që kalon kufijtë shtetëror, në veçanti identifikimin dhe arrestimin e personave të kërkuar që provojnë t’i ikin drejtësisë, sot më 12.10.2023, njësiti FAST-Kosova nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit e PK-së, kanë arritur ta arrestojnë një person në kërkim nga INTERPOL-i”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Personi i arrestuar është kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar nga autoritetet e Shqipërisë nën dyshimin për veprimtari penale të “kultivimit të bimëve narkotike”.

Pas arrestimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedurat e mëtejshme ligjore.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika