Arrestohet një person, i konfiskohen mbi 19 kg substancë narkotike

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë konfiskuar mbi 19 kilogramë marihuanë në një shtëpi në Prizren, për çka është arrestuar një person

19 kg susbtance narkotike, 21.12.2022

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, pasi kanë pranuar informacione për posedim të substancave narkotike, të mërkurën e 21 dhjetorit kanë zbatuar një operacion policor në Prizren me qëllim të kapjes së të dyshuarit dhe konfiskimit të substancave narkotike.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se policia ka kryer kontroll në një shtëpi ku dyshohej se mund të kishte lëndë narkotike.

“Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit në Prizren, policia ka arritur të gjejë dhe të konfiskojë 19 kg 546 gr substancë, që dyshohet të jetë e llojit marihuanë”, thuhet në njoftim të Policisë së Kosovës.

Në këtë njoftim tutje thuhet se policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull, 39 vjeçar,  i cili është intervistuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Ndërsa, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë me aktvendim nga prokurori kompetent.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika