Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në komunën e Istogut, pasi e ka kanosur stafin e shkollës “Bajram Curri”, për shkak se ishte i pakënaqur me suksesin në mësime të djalit të tij.
Me vendim të prokurorit ai është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Shkolla Bajram Curri, Istog 12.07.2023 – 09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në shenjë pakënaqësie me suksesin në mësime të djalit të tij kishte kanosur stafin e shkollës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.