Arrestohet një person lidhur me plagosjen në Pejë, i dyshuari kryesor ende në arrati

“Mund të ju konfirmoj që kemi arrestuar një person ai po dyshohet për ndihmë në pas kryerjes së veprës penale. I dyshuari kryesor është ende i paarritshëm në arrati. Ai tashmë është i identifikuar policia po punon për kapjen e tij”- ka konfirmuar prokurori i rastit, Ersan Qavolli

Një person është arrestuar gjatë orëve të natës të së mërkurës pas plagosjes në Pejë.

I njëjti po dyshohet për dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, prokurori i rastit, Ersan Qavolli.

“Mund t’ju konfirmoj që kemi arrestuar një person ai po dyshohet për ndihmë në pas kryerjes së veprës penale. I dyshuari kryesor është ende i paarritshëm në arrati. Ai tashmë është i identifikuar, policia po punon për kapjen e tij”- tha Qavolli.

Në anën tjetër, raportohet se pas plagosjes në Pejë janë zhvilluar edhe disa kontrolla e bastisje për vendin se ku mund të jetë i dyshuari.

Agron Gashi, 21-vjeçar, tashmë është në kërkim nga organet e rendit si i dyshuar kryesor për plagosjen e tre personave në Pejë.

Vepra penale ndaj tij është vrasje e rëndë në tentativë.

Tre të plagosurit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Plagosja e tre personave në Pejë, policia kërkon ndihmë për kapjen e të dyshuarit

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika