Arrestohet një person në Deçan, dyshohet për shitje të paautorizuar të armëve

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Deçan, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale, "Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Deçan, i dyshuar për veprën penale “ Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

“Me datë 31.10.2023, hetuesit e Stacionit Policor nё Deçan, kanё pranuar informacion se njё person i dyshuar, armët tё cilat i kishte blerё dhe pёr tё njëjtat posedonte leje legale, i kishte shitur, nga i dyshuari ёshtё kёrkuar t’i prezantoi armët, por i njëjti nuk ka mundur t’i prezantoi pasi qё tё njëjtat i kishte shitur: një armё “Glock” 9×19 mm dhe dy armё “Five Seven” 7×28 mm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, thuhet se hetuesit janё duke punuar intensivisht pёr gjetjen e armёve të shitura nga i dyshuari.

Pas intervistimit tё personit tё dyshuar, me vendim tё prokurorit tё shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje pёr 48 orё.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika