Arrestohet një person në Deçan, në gjendje të dehur dyshohet se sulmoi personat zyrtarë

Më 21 tetor, një i dyshuar është arrestuar në Deçan, pasi në gjendje të dehur kishte sulmuar personat zyrtarë

Policia e Kosovës

Një person është arrestuar në Deçan, më 21 tetor rreth orës 21:45, pasi kishte sulmuar fizikisht persona zyrtarë dhe kishte shkaktuar dëme materiale.

Siç ka raportuar Policia e Kosovës, gjatë rastit, i dyshuari ndodhej në gjendje të dehur.

Policia, po ashtu, ka njoftuar se i dyshuari gjatë arrestimit ka sulmuar edhe një zyrtar policie.

Të lënduarit nga sulmi janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në gjendje të dehur i kishte kanosur dhe sulmuar fizikisht personat zyrtarë, si dhe kishte dëmtuar disa pajisje. Po ashtu, gjatë arrestimit i njëjti ka sulmuar edhe një zyrtar policor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në lidhje me rastin, Prokuroria ka vendosur që i dyshuari të dërgohet në mbajtje deri në hetimet e mëtejshme.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika