Një person është arrestuar në komunën e Drenasit nën dyshimet se e ka kryer veprën e dhunimit.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“DHUNIM. Gllogoc / 25.03.2024 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar lidhur me rastin ne fjale. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.