Një person është arrestuar më 30 prill në Ferizaj nën dyshimin se ka dhunuar një grua.
Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar për ekzaminim në IML, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet ta ketë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për ekzaminim, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.