Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj i cili dyshohet se ka dhunuar një grua para dy vjetësh.
Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në prill të vitit 2021.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.