Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e ka arrestuar një person në Ferizaj, nën dyshimet se ka dhunuar një grua.
Sipas policisë, ai është dërguar në mbajtje.
“Ferizaj 01.10.2023-21:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.