Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se nën ndikim të alkoolit kanosi policët

Policia e Kosovës, të mërkurën në orët e vona, ka njoftuar se ka arrestuar një 50-vjeçar, pasi ai nën ndikimin e alkoolit kishte penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën në orët e vona, ka arrestuar një person të moshës 50-vjeçare, pasi dyshohet se ai i ka penguar zyrtarët policorë derisa po kërkonin një tjetër person të dyshuar.

“Mbrëmë, rreth orës 23:10 në fshatin Sojevë të Ferizajt, derisa policët e stacionit ishin në kryerje të detyrës zyrtare në kërkim të një personi të dyshuar, janë penguar, janë ofenduar dhe kanosur nga personi tjetër F.Y (M/K) i moshës 50-vjeçar.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje, Policia njofton se nga sjelljet e tij është detyruar ta arrestojë dhe ta shoqërojë personin në stacionin e policisë në Ferizaj.

“Policët të detyruar nga sjelljet e tij, janë detyruar të arrestojnë dhe ta shoqërojnë në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pasi është testuar me alkooltest ka rezultuar se ishte nën ndikimin e alkoolit, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme. Rasti është cilësuar ‘Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare’’’, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika