Policia e Kosovës, të premten, ka njoftuar se është arrestuar një person, i cili po kërkohej me urdhër të gjykatës në Ferizaj.
Tutje, PK ka bërë të ditur se ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Posedim i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’ me dënim burgimi prej 1 vit e 2 muajsh.
Kësisoj, pas kompletimit të dokumentacionit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.