Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi kishte fyer zyrtarët policorë derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare.
I dyshuari gjatë arrestimit ka shfaqur rezistencë si dhe ka sulmuar një zyrtar policor duke i shkaktuar lëndime trupore.
“Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore,” thuhet në raportin e Policisë.