Arrestohet një person në Fushë-Kosovë, dyshohet se e dhunoi dhe shantazhoi një grua

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Fushë-Kovoës, nën dyshimet për dhunim seksual ndaj një gruaje

Fushë Kosova, foto: Kallxo.com

Një person nga komuna e Fushë-Kosovës është arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimet se e ka dhunuar një grua.

Në njoftimin e policisë thuhet se viktima ka deklaruar se i dyshuari e kishte shantazhuar atë në forma të ndryshme, madje duke e detyruar t’i japë para.

Pas hetimeve të policisë, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se në një shtëpi të pabanuar ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin, ishte njohur disa muaj më parë. Sipas viktimës, i dyshuari e kishte kanosë dhe shantazhuar në forma të ndryshme, e njëjta po ashtu ishte detyruar t’i japë para disa herë në shuma të ndryshme. Pas punës intensive operative dhe hetimore, personi i dyshuar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika